Pas vendosjes së zjarrit nga protestuesit në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, forcat e policisë kanë shkuar në zonën pranë institucionit.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa në vendngjarje po hidhen mjete piroteknike. Për shpërndarjen e protestuesve ka mbërritur edhe një autobot me ujë, i shoqëruar nga efektivë të shumtë të policisë.
Të lidhura
None found
Gjatë ndërhyrjes, protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe mjete ndezëse në drejtim të forcave të rendit, duke penguar veprimet e policisë dhe menaxhimin e situatës.



