Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me shkarkimin e tij nga detyra.
Të lidhura
None found
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Lutfiu, e cila bëri të ditur se ankesa është dorëzuar ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).
“Lidhur me kërkesën tuaj, ju njoftojmë se ankesa administrative është pranuar me datë 9.10.2026, mban numrin AA.nr.40/2026, dhe është në shqyrtim”, deklaroi Lutfiu.
Vendimi për shkarkimin e Isufajt nga posti i kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale u mor nga Këshilli Prokurorial i Kosovës më 2 tetor.






