Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare të enjten, më 15 tetor 2026: ja çështjet që do të shqyrtohen

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë plenare të enjten, më 15 tetor 2026, në orën 10:00. Mbledhja do të zhvillohet në sallën e seancave.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, deputetët do të trajtojnë gjithsej shtatë pika të rendit të ditës.

Seanca do të nisë me miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme, ndërsa më pas do të vijojnë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Ndër çështjet kryesore është përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, pritet të formohet Komisioni Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.

Në rend dite është përfshirë edhe propozimi i GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Seanca do të përmbyllet me shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Njoftimi është publikuar nga Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun më 15 tetor 2026.


Shtuar më 14.10.2026 15:59