Disfata ndaj Atletico Madridit ndez zemërimin e yllit të Manchester Unitedit, që sulmon gjyqtarët me fjalë fyese

Manchester United pësoi humbje 2-0 ndaj Atletico Madridit në kryeqytetin spanjoll, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, duke shënuar një tjetër moment të vështirë në sezonin e vet.

Të lidhura

None found

Disfata nxiti reagime të forta nga lojtarë të rëndësishëm të skuadrës. Sulmuesi anësor Amad Diallo shprehu zemërimin në rrjetet sociale me një koment fyes, ndërsa reagimet kanë rikthyer vëmendjen te vështirësitë që po kalon klubi nga “Old Trafford”.

Skuadra e drejtuar nga Michael Carrick shkoi në stadiumin “Metropolitano” me synimin për të përmirësuar ecurinë e sezonit, por nisi ndeshjen në mënyrën më të keqe: Manchester United pësoi gol brenda 50 sekondave të para.

Edhe pse miqtë krijuan disa raste për të barazuar, kartoni i kuq i diskutueshëm ndaj Leny Yoros ndryshoi dinamikën e takimit dhe e bëri më të vështirë sfidën për anglezët.

Me epërsinë numerike në fushë, Atletico Madridi shënoi golin e dytë dhe siguroi fitoren 11 minuta para mbylljes së kohës së rregullt. Autor i golit ishte Ademola Lookman.

Pas ndeshjes, vendimet e arbitrit u bënë objekt pakënaqësie në kampin e Unitedit. Diallo reagoi në Snapchat, ku shkroi: “Një turp, nuk kam fjalë”, duke kritikuar hapur gjykimin e takimit.

Pakënaqësia e futbollistëve nuk u drejtua vetëm ndaj gjyqtarëve. Mbrojtësi argjentinas Lisandro Martinez, në një intervistë pas përfundimit të ndeshjes, kritikoi mënyrën se si klubi e menaxhoi merkaton e verës dhe drejtoi gishtin nga drejtori i futbollit, Jason Wilcox.

Këto reagime pas humbjes kanë shtuar presionin mbi Manchester Unitedin, teksa skuadra kërkon rezultate dhe stabilitet për ta shpëtuar sezonin.


Shtuar më 14.10.2026 10:33