Qeveria e Kosovës ka vendosur të formojë Grupin Punues që do të merret me çështjen e Apelit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Kransiqin.
Të lidhura
None found
Gjatë mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Albin Kurti njoftoi se drejtimin e këtij grupi do ta marrë zëvendëskryeministri i parë dhe njëkohësisht Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Kurti deklaroi se për këtë proces nevojitet një qasje shtetërore dhe kombëtare, e cila tejkalon ndarjet politike dhe bashkon institucionet rreth një objektivi të përbashkët. Sipas tij, grupi do të ketë përfaqësim institucional dhe parlamentar dhe do të koordinojë mbështetjen juridike, institucionale e diplomatike gjatë procedurave të Apelit.
Kryeministri theksoi se krijimi i këtij mekanizmi përbën konkretizim të zotimit për të përdorur të gjitha mjetet në dispozicion në funksion të drejtësisë dhe mbrojtjes së së vërtetës historike të luftës çlirimtare.







