Ndërsa shumë dëshmi tregojnë se cigaret elektronike dëmtojnë mushkëritë, dy studime të reja shtojnë shqetësimet në lidhje me këtë produkt avullimi.
Kur bëhet fjalë për zemrën, cigaret elektronike në të vërtet janë më të dëshme sesa duhani tradicional, sipas dy studimeve.
Në dy studimet, hulumtuesit arritën në përfundimin se cigaret elektronike ndikojnë negativisht në faktorët e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, të tilla si kolesteroli, trigliceridet dhe nivelet e glukozës, si dhe ulin qarkullimin e gjakut në zemër më shumë sesa cigaret tradicionale.
Kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut, thotë Dr. Florian Rader, një studiues kryesor i hulumtimit.
“Dëmet e cigareve elektronike janë treguar qartë tani për mushkëritë. Rezultatet tona janë pjesë e të dhënave të reja që tregojnë dëmtime të mundshme për zemrën”, tha Rader për Healthline. “Ka të ngjarë që organet dhe sistemet e tjera të preken në mënyra për të cilat ne nuk jemi ende në dijeni”.
Shumë njerëz, veçanërisht fëmijët dhe adoleshentët, kanë besimin se cigaret elektronike janë të padëmshme. Por, ata duhet të dinë se ka shumë kimikate në to, që dëmtojnë shëndetin e zemërës./albeu.com