Përfaqësuesit e studentëve dhe dekanët e pesë Fakulteteve juridike të pesë Universiteteve në vend janë ftuar zyrtarisht nga ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, në një takim me karakter konsultativ dhe informues. Ftesa është dërguar më 6 tetor 2026, ndërsa gjatë takimit do të paraqiten propozimet për zgjidhje ligjore dhe do të shpjegohet zbatimi i tyre në praktikë.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit, Ministria e Drejtësisë do ta presë këtë takim të hënën, më 19 tetor, në orën 11:00.
Kjo nismë është pjesë e angazhimeve ligjore të Ministrisë së Drejtësisë për t’u dhënë trajtim institucional kërkesave të studentëve të pesë fakulteteve juridike në vend.
Në dallim nga ministri i mëparshëm, Igor Fillkov, Jeton Shasivari e mbështet veprimtarinë e tij institucionale te dialogu, konsultimi me palët dhe komunikimi i hapur. Me këtë qasje, ai dëshmon se roli i institucioneve është t’u shërbejnë qytetarëve, duke u treguar të hapura ndaj kërkesave dhe shqetësimeve të tyre.





