Altamura shkarkon Ledian Memushajn pas humbjes së fundjavës, ishte emëruar në verë

Humbja që Altamura pësoi përballë Catanias në fundjavë vulosi largimin e Ledian Memushajt nga drejtimi i skuadrës. Pas këtij rezultati, drejtuesit e klubit italian morën vendimin përfundimtar për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin shqiptar, i cili ishte emëruar gjatë verës.

Në shkarkimin e tij ndikoi edhe bilanci i rezultateve: gjithsej 2 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje. Altamura garon në Serie C, niveli i tretë i futbollit në Itali.

Të lidhura

None found

Për ish-mesfushorin e Kombëtares tashmë hapet mundësia për të kërkuar një skuadër tjetër, ku të provojë sërish veten dhe të vijojë rrugëtimin e tij në karrierën si trajner.


Shtuar më 13.10.2026 16:15