Drita triumfon në derbin ndaj Ballkanit, Besnik Krasniqi vendos fatin e ndeshjes

Drita ka mposhtur në transfertë Ballkanin me rezultatin 0-1, në përballjen e vlefshme për javën e nëntë të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu iu rikthye fitoreve në kampionat, duke marrë tri pikë të rëndësishme në derbin e zhvilluar në Therandë.

45 minutat e para u karakterizuan nga një përballje e ekuilibruar, me të dyja ekipet që krijuan mundësi shënimi, por pa arritur t’i finalizonin. Kështu, pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0.

Pas pushimit, ritmi i lojës u rrit dhe rastet për gol u shtuan në të dyja portat. Megjithatë, vetëm Drita arriti të gjente rrugën drejt rrjetës.

Hajdin Salihu goditi shtyllën në minutën e 77-të, ndërsa pak më vonë gjilanasit patën mundësi të tjera me Blerim Krasniqin dhe Besar Halimin, por pa sukses.

Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi, Besnik Krasniqi u shfaq në momentin vendimtar. Në minutat shtesë, ai realizoi një supergol që i dha Dritës fitoren 0-1.

Me këtë triumf, Drita ngjitet në vendin e tretë me 14 pikë, një më shumë se Ballkani i treti.

Në javën e ardhshme, gjilanasit do të përballen në transfertë me Llapin, ndërsa Ballkani do të presë Prishtinën.