Bekim Kupina, këshilltar për media në Zyrën e Presidentes, ka konfirmuar se Presidenca ende nuk e ka pranuar Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Të lidhura
None found
Ai bëri të ditur se Kuvendi ia dërgon ligjin Presidentes vetëm pas përfundimit të afatit tetëditor për ta kontestuar atë në Gjykatën Kushtetuese; ky afat skadon më 15 tetor.
“Sipas procedurës, Kuvendi e dërgon te Presidentja vetëm pas mbylljes së afatit 8-ditor për kontestim në Gjykatën Kushtetuese, deri më 15 tetor. Pastaj Presidentja Shiroka Pula i ka në dispozicion 8 ditë për të ndërmarrë veprime”, tha ai për Klanin.







