VIDEO/ Shpërthimi me lëndë plasëse në Tiranë, makina në pronësi të avokatit Idajet Beqiri, mjeti në emër të gruas

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me shpërthimin në makinën e avokatit të njohur Idajet Beqiri. Mësohet se mjeti, në të cilin është vendosur lënda shpërthyese, është në emër të bashkëshortes së avokatit, Nexhi Beqiri.

Edhe kjo e fundit është avokate.

Të lidhura

None found

Si pasojë e shpërthimit, ka vetëm dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, njoftoi policia.

Avokati Beqiri ndodhej në Bruksel

Idajet Beqiri ndodhej në Bruksel dhe pritej të kthehej mbrëmjen e kaluar, por fluturimi i tij u anulua.

Pak minuta më parë, një avion nga Brukseli ka mbërritur në Tiranë. Beqiri pritet të shoqërohet në polici për t’u marrë në pyetje lidhur me dyshimet që rëndojnë ndaj tij.