Roma e lashtë fliste greqisht? Çfarë nxorri në pah varri i zbuluar në qytetin antik të Pompeit

Arkeologët kanë bërë gërmime në qytetin antik të Pompeit dhe kanë gjetur të dhëna mjaft interesante mbi greqishten e lashtë.

Në varr u gjetën një kafkë që mbante tufa flokësh të bardhë dhe një pjesë e një veshi, si dhe eshtra e disa copëza pëlhure.

Ky zbulim është konsideruar i pazakontë, pasi shumica e personave të rritur u dogjën në atë kohë dhe vetëm fëmijët e vegjël u varrosën.

Zbulimi u bë në nekropolin e Porta Sarno, një zonë ende e hapur për publikun që ndodhet në lindje të qendrës urbane të Pompeit.

Studiuesit mendojnë se ky zbulim do të hedhë dritë mbi jetën kulturore të qytetit, para se të shkatërrohej nga një shpërthim vullkanik i malit të Vezuvit, në vitin 79 pas Krishtit.

Në mbishkrimin e varrit, lexohej se një skllav i liruar, i quajtur Marcus Venerius Secundio ndihmoi në organizimin e shfaqjeve në gjuhën greke në Pompei.

Studiuesit janë të mendimit se ky është konfirmimi i parë që greqishtja, gjuha e kulturës në Mesdhe, ishte përdorur krahas latinishtes.

Një nga këta është Gabriel Zuchtriegel, drejtor i Parkut Arkeologjik të Pompeit, i cili shpjegoi se shfaqjet greke në Pompei dëshmojnë “klimën e gjallë dhe të hapur kulturore” që karakterizonte këtë qytet të lashtë.

Gërmimet në Pompei përgjatë viteve, kanë nxjerrë në dritë zbulime të jashtëzakonshme, ato janë parë në varre dhe shtëpi, ku afresket dhe veglat e punës që janë zbuluar kanë surprizuar studiuesit.

“Pompei nuk pushon së mahnituri, ky qytet i lashtë e ka konfirmuar vendin e tij në histori si një model ndërkombëtar dhe si një vend ku po vazhdojnë të bëhen përsëri kërkime arkeologjike”, tha ministri Italian i Kulturës, Dario Franceschini./albeu.com/


Shtuar 17.08.2021 19:36

Tags: