“Ëndërron” ekipi spanjoll, synon të nënshkruaj me Higuain

Athletic Bilbao synon të bëjë një goditje të gjatë merkatos së verës. Me Aduriz që po po shkon drejt pensionimit, “baskët” synojnë sulmuesin e Juventusin, Gonzalo Higuain.

Në këtë interesim të Bilbaos për “El Pipitan” ka edhe një prapaskenë interesante.

Higuain është i përzgjedhur i skuadrës baske pasi stërgjyshi i tij nga babai është me origjinë baske.

Sulmuesi ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2021 dhe nëse transferohet te Bilbao për të do të bëhej fjalë për një rikthim në Spanjë, pas eksperiencës me Realin e Madridit.


Shtuar 3.03.2020 10:13