Zelanda e Re ka njoftuar një mbyllje totale të menjëhershme, pasi një burrë rezultoi pozitiv me Covid, raporton albeu.com. Ky është rasti i parë i konfirmuar pas 6 muajsh.
Rasti u zbulua në Auckland, i cili do të jetë në karantinë për një javë, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të jetë në izolim për tre ditë.
Autoritetet thonë se po punojnë mbi supozimin se rasti i ri ishte varianti Delta.
Ndërkohë, vetëm rreth 20% e popullsisë së saj është vaksinuar plotësisht./albeu.com