Policia gjen të pajetë Hafiz Mehmetin, njofton SHKKSH

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se Policia e Kosovës e ka gjetur të vdekur Hafiz Mehmetin.

Me këtë rast, SHKKSH ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e tij.

Të lidhura

None found

Shoqata ka falënderuar gjithashtu të gjithë personat që morën pjesë dhe bashkëpunuan në kërkimet për gjetjen e Mehmetit.

Më herët, gjatë paradites së sotme, SHKKSH u kishte bërë thirrje qytetarëve për ndihmë në gjetjen e Hafiz Mehmetit, i cili ishte larguar nga shtëpia më 06.10.2026, me veturën e tij Mercedes-Benz.


Shtuar më 8.10.2026 17:43