Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) të zhvillojë hetime për veprimet e zyrtarëve policorë gjatë protestës së mbajtur më 5 tetor pranë objekteve të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Hetuesit e IPK-së do të mbledhin të dhëna dhe prova për të përcaktuar nëse zyrtarët policorë kanë tejkaluar kompetencat e tyre gjatë përdorimit të forcës për shpërndarjen e protestuesve, ka njoftuar Prokuroria.
Të lidhura
None found
Në koordinim me IPK-në, Prokuroria ka deklaruar se do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm ligjor për të sqaruar dyshimet mbi përdorimin e forcës përtej asaj që ishte e domosdoshme dhe e lejuar nga ligji.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave të krijuara gjatë zhvillimit të protestës”, thuhet në njoftim.
