Gara për kreun e grupit mbetet e hapur pas tri xhirove: pozicioni i Kosovës

Kosova nuk ia doli të fitonte në transfertën ndaj Izraelit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë.

Të lidhura

None found

“Dardanët” u ndalën në barazim 0-0. Në minutat e fundit kërkuan golin që do t’u sillte tri pikët, por nuk arritën t’i shfrytëzonin rastet.

Megjithatë, në grupin 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve gara vazhdon të jetë e hapur, me tri ndeshje ende për t’u luajtur.

Kosova renditet e dyta me katër pikë, tri më pak se Austria kryesuese. Irlanda ka gjithashtu katër pikë dhe gjendet në vendin e tretë, pasi humbi në Prishtinë. Izraeli, ndërkohë, siguroi pikën e parë në grup.

Ndeshjen e radhës, Kosova do ta luajë pas tri ditësh kundër Austrisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Përballja pritet të zhvillohet të dielën, në orën 18:00.


sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisSuperbetin girişcasinoroyalholiganbetFixbet girişFixbetFixbetFixbetFixbet girişFixbetbahsegelHoliganbet GirişMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetjojobet