Alarm në Peqin, zjarri përfshin banesat në Galush dhe shkrumbon një shtëpi

Situata në fshatrat Galush dhe Gjevur, pjesë e Njësisë Administrative Përparim në Peqin, është rënduar pas orës 22:00. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë arritur deri te banesat në Galush.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, duke vënë përballë rrezikut banorët dhe shërbimet e emergjencës.

Të lidhura

None found

Dëmet e shkaktuara deri tani përfshijnë mijëra rrënjë ulliri dhe arrorësh, sipërfaqe të mëdha me shkurre e bimësi, si edhe rezerva ushqimore të disa familjeve.

Një prej banesave në Galush nuk ka mundur t’u shpëtojë flakëve dhe është djegur plotësisht.

Përhapja e zjarrit në drejtim të zonave të banuara gjatë mbrëmjes ka shtuar rrezikun për jetën dhe pronën. Ekipet zjarrfikëse po punojnë për të vënë nën kontroll vatrat dhe për të mbrojtur shtëpitë.

Flakët, që prej orësh kanë përfshirë Galushin dhe Gjevurin, kanë dëmtuar ullishte, pemëtari, shkurre dhe toka të tjera bujqësore. Deri tani, zjarri ka përshkuar të paktën 25 ha.


sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisSuperbetin girişcasinoroyalJojobet girişFixbet girişFixbetFixbetFixbetFixbet girişFixbetbahsegelJojobetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbet