Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka reaguar kundër sulmit të kryer në një avion të kompanisë “FlyDubai”, i cili po udhëtonte drejt Tel Avivit.
Ai e përshkroi ngjarjen si jashtëzakonisht të rëndë dhe shprehu vlerësimin e tij për kapitenin, anëtarët e ekuipazhit dhe pasagjerët, duke theksuar se veprimet e tyre shmangën një tragjedi të madhe.
Të lidhura
None found
“E dënoj me forcë sulmin e tmerrshëm në fluturimin e ‘FlyDubai’ që ishte nisur drejt Tel Avivit. Kurajë e kapitenit, ekuipazhit dhe pasagjerëve bëri të mundur parandalimin e një tragjedie shkatërruese”, shkroi Konjufca në X.
Sipas tij, çdo akt dhune ndaj civilëve dhe aviacionit civil duhet të dënohet pa asnjë paqartësi.
