SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI

Kreu i SPAK, Klodian Braho, i ka deklaruar kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar se SHISH i drejtuar nga Vlora Hyseni ishte angazhuar në përgjime të paligjshme të familjarëve të dy prokurorëve që hetojnë dosjen AKSHI, në shërbim të Ergys Agasit.

Kështu raporton Lapsi.al, duke iu referuar burimeve të brendshme nga takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura.

Të lidhura

None found

Sipas këtij raportimi, Braho ka shpjeguar para Ramës dhe anëtarëve të tjerë të Këshillit se përgjimet ndaj familjarëve të afërt synonin ushtrimin e presionit mbi prokurorët e Posaçëm që po hetojnë abuzimet e dyshuara në AKSHI.

Dosja hetohet nga prokurori Bledar Maksuti, të cilit më pas iu bashkua edhe Altin Dumani.

Sipas njoftimit të SPAK të 16 dhjetorit 2025, hetimi zbuloi dyshime për një grup të strukturuar kriminal që favorizonte kompani të paracaktuara, duke përshtatur kriteret e tenderëve dhe duke detyruar përmes dhunës përfaqësues të kompanive konkurruese të tërhiqeshin nga ankimet.

Skema përfshinte edhe pjesëmarrje formale në gara, fatura fiktive dhe transferta drejt kompanive jashtë procedurave të tenderimit.

Ergys Agasi është personi kryesor nën hetim në këtë dosje.


Shtuar më 1.10.2026 22:08

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisSuperbetin girişcasinoroyalJojobet girişFixbet girişFixbetFixbetFixbetFixbet girişFixbetbahsegelJojobetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabet