Debutoi me Skënderbeun në Korçë, Finlandë-Shqipëri i besohet një irlandezi

Ndeshja e tretë e Grupit C1 në Ligën e Kombeve mes Finlandës dhe Shqipërisë në Helsinki, i është besuar një gjyqtari irlandez. UEFA ka emëruar kryesorin Robert Henesi për të drejtuar këtë ndeshje që do të jetë vendimtare për ecurinë e dy skuadrave në këtë turne, pasi mund të përcaktojë ndoshta edhe përfundimisht kreun e grupit.

Asistentë të tij janë Dermot Brouton dhe Emet Dinan, ndërsa i katërt është Aron O’Daud.

Të lidhura

None found

Në VAR do të ketë gjyqtarë të një kombësie tjetër, më saktësisht skocezë. Kevin Klensi është përgjegjës në VAR, ndërsa në AVAR është Xhon Biton.

Duhet theksuar se Robert Henesi ka debutuar në arenën e rëndësishme ndërkombëtare pikërisht në Shqipëri. Ai ka drejtuar ndeshjen mes Skënderbeut dhe Sant Hulia në Korçë në verën e vitit 2017, në suksesin 1-0 që nisi rrugëtimin e suksesshëm të ekipit të drejtuar nga Ilir Daja në Ligën e Europës, duke kulmuar me kualifikimin në fazën në grupe të turneut.


sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisMarsbahis girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş