Portugalia kishte llogaritur tërheqjen e Ronaldos nga kombëtarja pas Botërorit 2026

Sipas Diario AS, Federata Portugeze e Futbollit kishte parashikuar që Cristiano Ronaldo t’i jepte fund rrugëtimit me përfaqësuesen pas Kupës së Botës 2026.

Të lidhura

None found

Mediumi spanjoll raporton se, teksa kërkonte pasuesin e Roberto Martinezit, Federata Portugeze i kishte informuar shumicën e kandidatëve për trajner se Ronaldo mund të mos luante më për kombëtaren pas Botërorit.

Por 41-vjeçari nuk kishte marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij. Për këtë arsye, trajneri Jorge Jesus e përfshiu në listën e Portugalisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Ronaldo është kthyer në qendër të vëmendjes pasi u largua nga grumbullimi i Portugalisë në mes të kampit, pas një përplasjeje me Jesusin për minutat e pakta që kishte luajtur.

Episodi i fundit ka shtuar spekulimet se futbollisti portugez mund ta mbyllë karrierën me kombëtaren.


sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş