Përfaqësuesja e Kosovës do të zbresë në fushë për ndeshjen e tretë të Grupit B3 në Ligën e Kombeve, aty ku do të ndeshet me Izraelin në stadiumin “Nagyerdei” të Debrecenit.
Të lidhura
None found
Ky do të jetë takimi i tretë ndërmjet Kosovës dhe Izraelit. Njëra prej dy përballjeve të mëparshme ka përfunduar pa fitues, ndërsa tjetrën e ka fituar Kosova me shifrat 1-0 falë golit të Milot Rashicës.
Në renditjen aktuale të grupit, Kosova zë vendin e dytë me tri pikë, kurse Izraeli qëndron në fund pa asnjë pikë të fituar.

“Dardanët” e nisën fushatën me sukses minimal 1-0 kundër Republikës së Irlandës, por vetëm tri ditë më vonë pësuan disfatë 3-1 nga Austria.
Me tri pikë të grumbulluara në dy ndeshje, Kosova renditet e dyta në grup, prapa Austrisë që kryeson me gjashtë pikë.

Ndeshja ndaj Izraelit shihet si një moment kyç për ecurinë e mëtejshme të fushatës së “Dardanëve”. Pas fitores 1-0 ndaj Irlandës në Prishtinë, skuadra u mposht 3-1 nga Austria në Vjenë, prandaj tani synon rikthimin te rezultatet pozitive.
Pas dy xhirove, Austria është lidere me gjashtë pikë, ndërsa Kosova dhe Irlanda i kanë nga tri pikë dhe Izraeli mbetet pa pikë.
Synimi i Kosovës vijon të jetë pozita e dytë, meqë ajo siguron vazhdimin e garës përmes play-off-it për ngjitje në Ligën A, si dhe një vazo më të favorshme për shortin e kualifikimeve të Kampionatit Evropian.

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka paralajmëruar se do të ketë lëvizje në formacion për sfidën me Izraelin, e cila luhet të enjten në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kombeve.
Në konferencën për mediat në Debrecen të Hungarisë, Foda theksoi se do të ndryshojë diçka nga përballja e fundit me Austrinë dhe se Dardanët do të synojnë të paraqiten në nivelin e shfaqur ndaj Irlandës.
“Është një nga ndeshjet që do të bëjë ndryshime nga ndeshja paraprake. Do të provojmë të luajmë njëjtë si ndaj Irlandës. As ndaj Austrisë nuk jemi paraqitur shumë keq. Por e rëndësishme është të shfaqim lojën që kemi treguar ndaj Irlandës”, ka deklaruar Foda.

Në vijim, Foda e ka vlerësuar përballjen kundër Izraelit si të fortë, edhe pse kundërshtari i ka humbur dy ndeshjet hapëse të këtij edicioni.
Kosova do të luajë me Izraelin të enjten në Debrecen të Hungarisë, në xhiron e tretë të Ligës B. Dardanët kanë tri pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Izraeli është ende pa pikë pas disfatave nga Austria dhe Irlanda.
Gjithsesi, Foda nuk e vlerëson Izraelin vetëm në bazë të rezultateve të deritashme dhe kërkoi që lojtarët e tij të jenë maksimalisht të përqendruar.

Mbrojtësi Ilir Krasniqi ka folur në konferencën për mediat përpara ndeshjes me Izraelin, duke e cilësuar kundërshtarin si skuadër të fortë dhe me cilësi teknike.
Ai theksoi se Izraeli di të sillet mirë në hapësira të ngushta, ndërsa shtoi se “Dardanët” i kanë shqyrtuar pikat e forta të kundërshtarit dhe synojnë të jenë plotësisht gati për sfidën e së enjtes.
“Fillimisht, nesër është ndeshje e vështirë, pasi Izraeli ka ekip të fortë dhe luan mirë teknikisht. Dinë të luajnë në hapësira të ngushta. I kemi parë pikat e forta dhe shpresojmë të qasemi mirë në fushë”, ka thënë Krasniqi.

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen zyrtare në stadiumin “Nagyerdei” të Debrecenit, në prag të ndeshjes kundër Izraelit në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” e kryen seancën e fundit para takimit të tretë në Grupin B3, i cili do të luhet të enjten, më 1 tetor.
Përballja ndërmjet Izraelit dhe Kosovës nis nga ora 20:45 në stadiumin “Nagyerdei” të Debrecenit.

Ndërkohë, përfaqësuesja kosovare ka vazhduar me përgatitjet për këtë takim. Në Debrecen, lojtarët kryen stërvitjen e radhës para sfidës, ndërsa Foda punoi me të gjithë futbollistët e disponueshëm.
Përjashtim bënte portieri Arijanet Muric, i cili u stërvit lehtë për shkak të lëndimit që mori gjatë ndeshjes me Austrinë.
Kombëtarja i është kthyer punës për sfidën me Izraelin. “Dardanët” duhet ta lënë sa më shpejt pas disfatën ndaj Austrisë, sepse në Hungari të enjten kërkohen patjetër tri pikët.

FFK-ja ka njoftuar se futbollistët tashmë janë rikthyer në stërvitje, ndërsa titullarët, si zakonisht, iu nënshtruan programit të rigjenerimit.
Albian Hajdari nuk do të mund t’i ndihmojë Kosovës në dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, kundër Izraelit dhe Austrisë.
Federata e Futbollit e Kosovës bëri të ditur se mbrojtësi është shkëputur nga grumbullimi i “Dardanëve” në Debrecen, pasi u konstatua se nuk do të rikuperohet me kohë nga dëmtimi.

Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor për ta rikuperuar futbollistin, Hajdari nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Foda në këto dy përballje.
Sulmuesi Baton Zabërgja thotë se Kosova duhet të bëjë një reflektim përpara sfidës me Izraelin.
Sipas tij, “Dardanët” duhet t’i marrin domosdoshmërisht pikët e plota ndaj Izraelit, veçanërisht pas humbjes nga Austria, në mënyrë që të mbeten në garë për promovim direkt në Ligën A.

Për faqen zyrtare të FFK-së, Zabërgja u shpreh se gjithçka po ecën mirë dhe se atmosfera në kamp është e shkëlqyer.
Edhe Milot Avdyli është shfaqur optimist për këtë takim. Kombëtarja e ka zhvilluar stërvitjen e radhës para përballjes me Izraelin, dhe sulmuesi tha se ecuria ka qenë e mirë dhe se skuadra është plotësisht gati.
Ylli i Celjes deklaroi për faqen zyrtare të FFK-së se qëllimi është fitorja dhe se është momenti që Kosova të marrë pikët e plota.

Mesfushori Valmir Matoshi ka thënë se Kombëtarja duhet ta fitojë me çdo kusht ndeshjen ndaj Izraelit, ndërsa humbjen me Austrinë e ka lënë pas.
Matoshi u inkuadrua në pjesën e dytë kundër Austrisë, ku fitoi një penallti që u shndërrua në gol nga Edon Zhegrova.
Në një prononcim për faqen zyrtare të FFK-së, ylli i Sturm Graz komentoi disfatën me Austrinë dhe shtoi se tashmë duhet të merren tri pikët përballë Izraelit.

Portieri Amir Shaipi ka kërkuar që Kosova të tregojë cilësinë e saj në ndeshjen kundër Izraelit.
Pas humbjes nga Austria, “Dardanët” do të përballen me Izraelin, dhe sipas tij fitorja është e domosdoshme.
Për faqen zyrtare të FFK-së, Shaipi komentoi gabimet e bëra ndaj Austrisë dhe kërkoi që lojtarët të reagojnë për të marrë pikët e plota kundër izraelitëve.

Mbrojtësi David Domgjoni ka pasur një karrierë të pasur ndërkombëtare, duke luajtur në kampionatet e Kosovës, Shqipërisë, Turqisë, Zvicrës, Polonisë, Kazakistanit dhe Izraelit.
Aktualisht ai është pjesë e skuadrës Kapaz në Azerbajxhan.

Domgjoni e njeh mirë futbollin izraelit, meqë ka qenë pjesë e Hapoel Jerusalem. Ai u largua nga Izraeli për shkak të gjendjes së luftës, por përvoja atje i ka shërbyer që ta njohë nga afër futbollin dhe lojtarët izraelitë.
Kapiteni i Izraelit, Eli Dasa, e ka vlerësuar lart Kosovën përpara ndeshjes së së enjtes në Ligën e Kombeve, duke pranuar se kritikat ndaj ekipit të tij pas dy humbjeve të para janë të drejta.
Dasa doli të mërkurën në konferencën për shtyp bashkë me përzgjedhësin Ran Ben Shimon, në prag të duelit me Kosovën, i cili zhvillohet të enjten nga ora 21:45 në Debrecen të Hungarisë.

Izraeli e ka filluar keq këtë sezon të Ligës së Kombeve, me dy disfata në dy ndeshjet e para, dhe tani kërkon pikët e para.
Kombëtarja izraelite pritet të bëjë ndryshime të thella në formacion për ndeshjen me Kosovën, pasi trajneri Ran Ben Shimon ka vendosur të ndërhyjë pas dy humbjeve të para në Ligën e Kombeve.

Sipas mediumit izraelit “Sport5”, Ben Shimon pritet të kryejë të paktën pesë ndryshime në 11-shen që luajti në humbjen 3-0 ndaj Irlandës. Izraeli do të ndeshet me Kosovën të enjten në stadiumin “Nagyerdei” të Debrecenit, në përpjekje për pikët e para të këtij edicioni.
Rotacioni më i madh pritet në portë, aty ku Daniel Peretz do të ulet për shkak të rotacionit dhe Omri Glazer do ta zërë vendin e tij.
Përzgjedhësi izraelit, Ran Ben Shimon, ka folur me superlativa për Kosovën përpara ndeshjes së së enjtes në Ligën e Kombeve.

Izraeli do të synojë pikët e para në këtë edicion, kur të enjten nga ora 21:45 të ndeshet me Kosovën në Debrecen të Hungarisë.
Pas humbjeve ndaj Austrisë dhe Irlandës, ekipi izraelit është nën presion për një rezultat pozitiv, ndërsa Ben Shimon në konferencën për shtyp para takimit ka folur edhe për kundërshtarin e radhës.
Megjithë disfatën e thellë 3-0 ndaj Irlandës, Ran Ben Shimon do të mbetet trajner i Izraelit. Mediat izraelite raportojnë se drejtuesit e Federatës së Futbollit të Izraelit nuk mendojnë ta shkarkojnë dhe presin që ai ta drejtojë ekipin edhe në vazhdim të fushatës së Ligës së Kombeve.

Sipas Israel Hayom, drejtuesit e federatës kanë vendosur që Ben Shimon ta mbyllë fushatën aktuale dhe se pozita e tij nuk diskutohet pas humbjes me Irlandën.
Plani, siç raporton mediumi izraelit, është që ai të qëndrojë në krye të kombëtares edhe në kualifikimet për Euro 2028, përveç nëse situata sportive përkeqësohet ndjeshëm.
Kosova do të takohet me Izraelin të enjten në Debrecen të Hungarisë, pak ditë pas humbjes së thellë 3-0 të izraelitëve ndaj Irlandës në Ligën e Kombeve. Pas kësaj ndeshje, trajneri Ran Ben Shimon pranoi se skuadra e tij kishte bërë një paraqitje shumë të dobët.

“E nisëm ndeshjen në një mënyrë të turpshme, ishte thjesht e turpshme. U ndjeva i turpëruar”, deklaroi Shimon, duke u kërkuar falje tifozëve për shfaqjen e dobët të ekipit.
Ai gjithashtu e pranoi se ekipi nuk ishte përgatitur si duhet për sfidën me Irlandën. “Mendojmë se e përgatitëm mirë ekipin, me sa duket jo, me të vërtetë nuk e përgatitëm mirë ekipin”, tha ai.
Kritikat në mediat izraelite ndaj kombëtares dhe lojtarëve që aktivizohen në klube të njohura evropiane kanë ardhur në një moment delikat, pak ditë para ndeshjes me Kosovën në Ligën e Kombeve.

Pas humbjes së rëndë 3-0 ndaj Irlandës, mediumi izraelit “Ynet” ka ngritur dilemën se pse cilësia e disa prej legjionarëve nuk po reflektohet te paraqitjet me kombëtaren.
Në artikullin e titulluar “Ku janë legjionarët?”, Ynet veçon disa futbollistë që po luajnë në kampionate të njohura.
Atmosfera në kampin e Kosovës duket më e qetë para takimit me Izraelin, i cili zhvillohet të enjten nga ora 20:45 në Debrecen të Hungarisë.

Ndërsa në radhët izraelite flitet për presion të madh pas dy humbjeve radhazi, futbollistët e Kosovës i kanë shfrytëzuar çastet e lira për t’u çlodhur nga rutina e grumbullimit.
Mediumi izraelit One ka publikuar pamje nga qëndrimi i ekipit kosovar në Debrecen, ku lojtarët shfaqen duke ecur nëpër qytet, duke pirë kafe dhe duke shijuar motin me diell.
Radu Petrescu është arbitri i përzgjedhur nga UEFA për të gjykuar ndeshjen mes Izraelit dhe Kosovës, që luhet të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Nagyerdei” të Debrecenit.
Gjyqtari rumun nuk është emër i panjohur në futbollin evropian. Petrescu është arbiter ndërkombëtar që nga viti 2012 dhe ka drejtuar gjatë karrierës së tij edhe ndeshje të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, emërimi i tij për këtë takim të Ligës së Kombeve vjen në një periudhë jo fort të zakonshme për 43-vjeçarin, i cili më parë ishte i pezulluar për 12 ndeshje dhe ndodhej jashtë listës së FIFA-s.
Kosova dhe Izraeli do të takohen sërish më 1 tetor në Debrecen, në kuadër të Ligës së Kombeve, në një duel që vjen gati tri vjet pas ndeshjes së tyre të fundit. Po të shihet bilanci i drejtpërdrejtë, “Dardanët” kanë arsye të futen në fushë me vetëbesim.
Dy skuadrat janë përballur vetëm dy herë deri tani. Në mars 2023, takimi në Tel Aviv u mbyll 1-1, kurse në nëntor të po atij viti Kosova triumfoi 1-0 në “Fadil Vokrri”. Kështu, Izraeli ende nuk e ka mundur Kosovën në një ndeshje zyrtare: një fitore për Kosovën, një barazim dhe asnjë disfatë.

Kosova vjen pas suksesit minimal 1-0 ndaj Irlandës dhe humbjes 3-1 nga Austria, ndërsa Izraeli i ka humbur të dyja ndeshjet e para – 3-1 ndaj Austrisë dhe 3-0 ndaj Irlandës.
Kosova dhe Izraeli do të përballen sërish të enjten, këtë herë në Ligën e Kombeve B.
Ndeshja e tretë e grupit do të luhet në Debrecen të Hungarisë, aty ku Izraeli i zhvillon takimet si vendas. Për Dardanët, kjo është ndeshja e parë kundër Izraelit pas gati tre vjetësh.

Dy përfaqësueset janë takuar më parë vetëm dy herë, të dyja në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024. Kosova doli e pamposhtur nga këto dy ndeshje, duke marrë katër pikë – një fitore dhe një barazim.
Milot Rashica ka qenë figura kryesore në dy ndeshjet e fundit të Kosovës me Izraelin dhe të enjten do të synojë ta vazhdojë këtë histori të veçantë ndaj kësaj përfaqësuese.
Kosova dhe Izraeli do të takohen sërish, tani në Debrecen të Hungarisë, në Ligën e Kombeve B, dhe Rashica mbetet një prej lojtarëve që ka lënë shenjë në dy përballjet e mëparshme.

Dueli i parë mes tyre u zhvillua më 25 mars 2023 në Tel Aviv dhe u mbyll 1-1. Rashica e luajti të gjithë ndeshjen dhe ishte i përfshirë drejtpërdrejt te goli i Kosovës.
Para kësaj ndeshjeje të re mes Kosovës dhe Izraelit, kujtesa është kthyer te ndeshja e fundit mes tyre, e luajtur në “Fadil Vokrri” më 12 nëntor 2023.
Kosova e fitoi atë takim 1-0, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes bujë kishte shkaktuar deklarata e sulmuesit të njohur izraelit, Eran Zahavi, lidhur me gjendjen e fushës.

Zahavi, i cili luajti 90 minuta në atë sfidë, kritikoi ashpër terrenin e stadiumit “Fadil Vokrri”, duke përdorur një krahasim të fortë.
Kosova i ka zhvilluar dy ndeshjet e para të këtij cikli të Ligës së Kombeve brenda vetëm tri ditësh; fillimisht mposhti Irlandën 1-0 dhe më pas u ndesh me Austrinë, nga e cila humbi 3-1.

Tashmë, pak ditë para takimit të radhës me Izraelin në Debrecen, një nga çështjet që mund të ndikojë te formacioni i Franco Fodës është edhe lodhja fizike e lojtarëve.
Katër futbollistë kanë luajtur nga 180 minuta të plota në dy ndeshjet e para: Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi, Mërgim Vojvoda dhe Leon Avdullahu.
