Policia kërkon të marrë në pyetje Adrian Hilën për videot intime të shpërndara në rrjet/ Reagon kompozitori: Jam i tronditur, më kanë hakeruar

Këtë të enjte, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka nxjerrë një ftesë për paraqitje për t’u marrë në pyetje të kompozitorit Adrian Hila, në lidhje me videot intime që u shpërndanë një ditë më parë në rrjetet sociale.

Në kuadër të veprimeve të Policisë, efektivët kanë shkuar edhe në banesën e kompozitorit për ta kontaktuar dhe marrë në pyetje, por nuk e kanë gjetur aty.

Të lidhura

None found

Sipas gazetares së Top News, Kleida Muka, policia ka mundur të kontaktojë në telefon me kompozitorin i cili është shprehur se është shumë i shokuar, i tronditur dhe se e kanë hakeruar.

Ai shtoi gjithashtu se, do të paraqitet në polici sapo të mbërrijë në Tiranë.

Marrja në pyetje e Hilës, lidhet me videot me përmbajtje intime që kanë qarkulluar në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme.

Një ditë më parë, Krimi Kibernetik, kreu verifikime në lidhje me përmbajtjen dhe burimin e materialeve të shpërndara në rrjet.


sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş