Shqipëria U19 triumfoi 3–2 ndaj Lituanisë U19 në miqësoren e luajtur sot në stadiumin “Vora”. Fitorja e kuqezinjve u vulos në kohën shtesë, në minutën e 90+6’.
Armend Muslika fitoi një penallti pas një aksioni individual me shumë klas në hyrje të zonës, duke detyruar mbrojtësin kundërshtar të ndërhynte në mënyrë të parregullt. Vetë mesfushori mori përsipër ekzekutimin e 11-metërshit dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i siguruar Shqipërisë U19 suksesin në extremis.
Të lidhura
None found
Paraqitja e 17-vjeçarit mund të shihet si një “sms” për trajnerin e Kombëtares A, Rolando Maran. Muslika, i cili luan për Tottenham U18, ka realizuar 5 gola në 6 paraqitje këtë sezon në Premier League U18, një statistikë e jashtëzakonshme për pozicionin që mban në fushë.
