Ben Shimon vlerëson Kosovën para ndeshjes me Izraelin

Përzgjedhësi i Izraelit, Ran Ben Shimon, e ka vlerësuar Kosovën si kundërshtar me cilësi të lartë përpara takimit të së enjtes në Ligën e Kombeve.

Të lidhura

None found

Ndeshja do të zhvillohet në Debrecen të Hungarisë, duke nisur nga ora 21:45. Kosova ka grumbulluar tri pikë në dy ndeshje, ndërsa Izraeli synon të marrë pikët e para të këtij edicioni.

Pas humbjeve ndaj Austrisë dhe Irlandës, përfaqësuesja izraelite është nën presion për një rezultat pozitiv. Në konferencën për shtyp, Ben Shimon shpjegoi se fillimisht skuadra u mor me analizimin e paraqitjes së saj dhe të gabimeve pas ndeshjes me Irlandën.

Sipas tij, gjatë një ose dy ditëve të para vëmendja ishte te mënyra si ekipi do ta merrte veten nga humbja dhe te përgjegjësia e të gjithëve për gabimet e bëra. Në dy ditët pasuese, përgatitjet u përqendruan te Kosova dhe pikat e saj të forta.

Ben Shimon tha se Kosova është ndër ekipet më cilësore të grupit dhe, së bashku me Austrinë, ndoshta më e forta kur luan në shtëpi. Ai pret një përballje të vështirë e komplekse, të cilën Izraeli dëshiron ta fitojë.

Edhe Foda e ka cilësuar Izraelin ekip të mirë dhe ka thënë se pret një ndeshje të fortë.


sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetMadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişjojobet girişholiganbet