Gjyqtarët Zoran Gerasimovski dhe Lidija Zimbovska kanë aplikuar për kryetar të Gjykatës së Apelit në Shkup, ndërsa Tançe Petrevski është kandidati i vetëm për drejtimin e Gjykatës Themelore në Strugë.
Të lidhura
None found
Në seancën e sotme, Këshilli Gjyqësor miratoi raportet e Komisionit që kontrolloi nëse aplikimet për të dyja pozitat ishin dorëzuar brenda afatit dhe nëse dokumentacioni ishte i plotë. Nga shqyrtimi u konstatua se të tre kandidatët i plotësojnë kushtet, ndaj procedura e përzgjedhjes do të vijojë në fazën tjetër.
Këshilli miratoi gjithashtu raportin e vizitës së punës në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit.
Po në këtë seancë, Këshilli Gjyqësor zgjodhi dhe shkarkoi gjyqtarë porotë për Gjykatën Themelore të Vinicës, Gjykatën Themelore të Dibrës, Gjykatën Themelore të Koçanit, Gjykatën Themelore të Ohrit dhe Gjykatën Themelore të Radovishit.
