ASH kërkon hapa konkretë për zhbllokimin e rrugës evropiane

Aleanca për Shqiptarët e mirëpret vizitën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 2 tetor në Shkup. Partia u bën thirrje institucioneve ta shfrytëzojnë këtë rast për të ndërmarrë hapa konkretë drejt Bashkimit Evropian.

Të lidhura

None found

Sipas ASH-së, vendimet dhe zotimet që përmbushen në raste të tilla mund të ndikojnë në drejtimin që do të marrë vendi gjatë viteve të ardhshme.

“Interesi i Bashkimit Evropian për rajonin duhet të shërbejë si shtysë për veprim. Maqedonisë së Veriut i duhet një udhëheqje që arrin marrëveshje, merr përsipër përgjegjësi dhe krijon perspektivë. Vonesat e tjera kanë pasoja për qytetarët e ekonominë dhe dobësojnë besimin e të rinjve se mund ta ndërtojnë të ardhmen këtu.

Kryeministri Mickoski dhe partnerët e tij në qeveri duhet të paraqiten në këtë vizitë me propozime të zbatueshme dhe të gatshëm për të marrë vendime. Kërkojmë që të bëhet publik një plan me afate për përmbushjen e detyrimeve evropiane, përfshirë ndryshimet kushtetuese, si edhe për reformat në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe funksionimin e institucioneve.

Pas vizitës, pa vonesë, duhet të mblidhen në një tryezë forcat politike parlamentare për të arritur marrëveshjen që i hap rrugë përparimit të procesit. Qeverisë i takon përgjegjësia kryesore për ta ndërmarrë këtë nismë. Për hir të qytetarëve, bashkëpunimi dhe vendimmarrja duhet të kenë përparësi ndaj llogaritjeve partiake.

Për Aleancën për Shqiptarët, integrimi evropian nuk ndahet nga barazia, respektimi i gjuhës shqipe, përfaqësimi i drejtë dhe siguria juridike për çdo qytetar. Institucionet duhet t’i zbatojnë këto parime në punën e tyre të përditshme. Garantimi i të drejtave dhe i mundësive të barabarta e bën shtetin më të besueshëm edhe në rrugën e tij evropiane.

Plani i Rritjes, bashkë me mbështetjen e Bashkimit Evropian për zhvillimin rajonal, ofron mundësi për investime, hapje vendesh pune dhe përmirësim shërbimesh. Që këto mundësi të japin rezultate, nevojiten institucione të përgjegjshme dhe reforma efektive”, thonë nga ASH.

Aleanca për Shqiptarët shpreh mbështetje për çdo veprim të përgjegjshëm që e afron vendin me anëtarësimin. Sipas saj, vizita e Ursula von der Leyen duhet të jetë pikënisja e një angazhimi të matshëm për zhbllokimin e rrugës evropiane./Telegrafi/


Shtuar më 30.09.2026 18:54

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişjojobet girişholiganbet