Von der Leyen nis nga Shqipëria turin në Ballkan: Reformat janë çelësi i rrugës europiane

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e ka filluar vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor me një ndalesë në Shqipëri, ku u takua me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri.

Pas takimit, ajo ndau në rrjetet sociale vlerësimin për angazhimin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian. Von der Leyen nënvizoi se përparësi duhet t’u kushtohet reformave, veçanërisht atyre në drejtësi dhe në fushën e mjedisit, ndërsa theksoi edhe nevojën për një komunikim të vazhdueshëm me shoqërinë.

Të lidhura

None found

“Jam e kënaqur që po e nis vizitën time në Ballkanin Perëndimor nga Shqipëria. I dashur Edi Rama, përpjekjet tuaja për ta shndërruar ëndrrën europiane të Shqipërisë në realitet janë të forta”, shkroi presidentja e Komisionit Europian.

Ajo shtoi se rruga drejt këtij objektivi kalon përmes përqendrimit te reformat, nga drejtësia te mjedisi, si dhe përmes ruajtjes së një dialogu të fortë me shoqërinë. Sipas saj, qëllimi është tashmë i dukshëm dhe mund të arrihet përmes këtyre përpjekjeve.


Shtuar më 30.09.2026 18:20

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişjojobet girişholiganbet