Protestat studentore që kanë përfshirë Francën prej ditësh kanë vijuar edhe këtë të mërkurë, ndërsa në disa qytete janë shënuar incidente, përplasje me policinë dhe arrestime.
Në Lyon, protestuesit kanë djegur kazanë mbeturinash, ndërsa policia është pozicionuar në zonat ku janë zhvilluar grumbullimet.
Të lidhura
None found
Sipas mediave lokale, 14 persona janë arrestuar në Lyon. Ndërkohë, në Lille protestuesit kanë djegur gjithashtu kazanë mbeturinash, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Pamjet televizive kanë treguar gjithashtu prani të shtuar të forcave të policisë në Lyon, ndërsa studentë janë mbledhur pranë institucioneve arsimore në Lille dhe në Saint-Denis, në veri të Parisit.
Bilanci i protestave të ditëve të fundit, është rënduar edhe nga numri i të plagosurve. Ministri francez i Arsimit, Edouard Geoffrey, deklaroi se që prej nisjes së protestave janë plagosur 76 persona, mes studentëve dhe stafit arsimor.
🇫🇷 French students blockade schools to demand better resources
Hundreds of secondary school students take part in protests across France as part of a national day of action over the country’s public services, demanding more resources for education. https://t.co/e1oBZPWETv
— AFP News Agency (@AFP) September 30, 2026
“Që nga fillimi i këtyre protestave, ka pasur 76 të plagosur, si midis studentëve ashtu edhe midis stafit”, tha Geoffrey për radion RTL. Protestat dhe bllokadat nisën javën e kaluar dhe u përkuan me një grevë më të gjerë të sektorit publik të martën. Ato janë shndërruar në një prej pikave të tensionit politik në Francë, në një periudhë kur qeveria po përballet me presion të shtuar mbi financat publike.
🔴 Affrontements avec la police, incendies : tension maximale autour des lycées de la métropole de Lyon
Suivez notre direct ➡️ https://t.co/6niVj88KEZ https://t.co/OFtefKEZQc
— Le Progrès Lyon (@leprogreslyon) September 30, 2026
Të enjten, qeveria pritet të prezantojë buxhetin e Francës për vitin 2027, i cili pritet të përmbajë masa për shkurtimin e shpenzimeve dhe reduktimin e presionit mbi financat publike.
Në protestat studentore kanë marrë pjesë edhe politikanë të partisë së majtë radikale “Franca e Pabindur”. Përfaqësues të kampeve të tjera politike e kanë kritikuar partinë, duke e akuzuar se retorika e saj po kontribuon në nxitjen e zemërimit të studentëve. Në qendër të polemikave është edhe kryebashkiaku i Saint-Denis, Bali Bagayoko, i cili është pjesë e “Francës së Pabindur”. Ai ka deklaruar se qëndrimet e tij janë keqinterpretuar.
Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, tha se rreth 440 persona u arrestuan gjatë protestave të së martës, shumica e tyre të mitur. Sipas tij, gjatë trazirave janë regjistruar edhe shtatë incidente ku protestuesit kanë hedhur acid klorhidrik ndaj pjesëtarëve të forcave të sigurisë. Protestat lidhen me shqetësimet e studentëve dhe nxënësve për kushtet në sistemin arsimor. Ata ankohen për mbipopullimin e klasave dhe mungesën e mësuesve.
Sipas OECD-së, shpenzimet publike të Francës për arsimin fillor dhe të mesëm janë në nivelin e mesëm krahasuar me vendet anëtare të organizatës. Ato janë rritur gjatë periudhës 2015-2022, megjithëse pesha e tyre në buxhet është ulur lehtë. Qeveria franceze i ka cilësuar protestat si të papërgjegjshme, por ka pranuar se problemet me të cilat përballen shkollat e mesme duhet të njihen dhe të trajtohen.
