Mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani, mori një karton të panevojshëm ndaj San Marinos. Asllani i bashkohet Stavro Pilos dhe Ylber Ramadanit, të cilët do të humbasin sfidën e raundit të katërt me San Marinon nëse ndëshkohen ndaj Finlandës.
Në fakt, sfida me Finlandën më 3 tetor në transfertë është edhe më e rëndësishmja. Asllani, Ramadani dhe Pilo mund të luajnë të qetë, pasi takimi tjetër është ndaj San Marinos.
Të lidhura
None found
Madje mund të shikohet edhe si mënyra e duhur për të mos u kursyer me kartonat, duke qenë se edhe nëse mungojnë ndaj San Marinos, nuk është aspak një sfidë e vështirë. Kështu do të ishin të gatshëm në sfidat e nëntorit.
Shqipëria kryeson Grupin 1 në Ligën C. Pas dy raundesh në Ligën e Kombeve janë 6 pikë të grumbulluara.
