Tetë të ndaluar në Shkup e Tetovë, policia sekuestron lëndë narkotike

MPB-ja e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se tetë persona janë ndaluar gjatë aksioneve të zhvilluara në lokacione të ndryshme të Shkupit dhe Tetovës, nën dyshimin për përfshirje në tregti të paligjshme të substancave narkotike.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit, gjatë datave 29 dhe 30.09.2026, në Shkup, oficerët e policisë nga Shërbimi i Mbrojtjes Kufitare Shkup arrestuan R.R. (50), A.M. (31), S.A. (33), të tre nga Shkupi, D.K. nga fshati Vollkovë i rajonit të Shkupit dhe H.A. (32) nga Berova. Gjatë kontrolleve, atyre iu gjetën dhe iu sekuestruan një substancë pluhuri e bardhë, një substancë e trashë, marihuanë dhe një mulli.

Ndërkohë, më 30.09.2026, rreth orës 03:40, në Stacionin Policor të Tetovës u ndaluan N.Ç. (33) nga Shkupi, si dhe A.L. (21) dhe A.V. (25), të dy nga Prishtina, R. e Kosovës. Të tre ishin privuar nga liria një ditë më parë, më 29.09.2026, nga efektivët e Stacionit Policor të Mbikëqyrjes Kufitare Rogaçevë, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua marihuanë.

Autoritetet bëjnë me dije se, pas përfundimit të dokumentimit të plotë të rasteve, do të ndërmerren edhe paraqitjet përkatëse.


Shtuar më 30.09.2026 13:16

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş