Sot përballja Kosovë U21 – Qipro U21, dardanët kërkojnë fitoren e dytë radhazi

Të martën, Kombëtarja U21 e Kosovës e zhvilloi seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes së radhës kualifikuese kundër Qipros U21, e cila bën pjesë në eliminatoret e Kampionatit Evropian U21 që do të organizohet në Shqipëri dhe Serbi në vitin 2027.

Të lidhura

None found

Të rinjtë dardanë i vijnë këtij takimi pas suksesit 3-0 ndaj San Marinos të arritur javën e kaluar, një rezultat që u dha atyre motiv shtesë për ta mbyllur ciklin kualifikues me një paraqitje pozitive.

Sfida mes Kosovës U21 dhe Qipros U21 do të luhet sot, të mërkurën, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 19:00.

Lojtarët kosovarë kanë konfirmuar gatishmërinë e tyre për të dhënë gjithçka në fushë dhe për të synuar fitoren e dytë me radhë.

Takimi me Qipron është i parafundit për Kosovën U21 në këtë fushatë eliminatore, ndërsa cikli do të mbyllet më 6 tetor, gjithashtu para publikut vendës, ndaj Finlandës U21.

Aktualisht, Kosova ndodhet në pozitën e katërt të grupit me 11 pikë dhe shanset për kualifikim në Kampionatin Evropian U21 tashmë kanë përfunduar. Spanja udhëheq grupin me 21 pikë, teksa Finlanda renditet e dyta me 19 pikë.

Megjithatë, dardanët duan ta shfrytëzojnë këtë përballje për të regjistruar një tjetër rezultat pozitiv dhe për ta përmbyllur ciklin me paraqitje sa më cilësore.

Për këtë ndeshje, hyrja në stadiumin “Fadil Vokrri” do të jetë pa pagesë, prandaj tifozët janë të mirëpritur të marrin pjesë dhe të mbështesin Kombëtaren U21 në këtë duel.

Ndeshja fillon në orën 19:00, ndërsa pas saj Kosovës U21 i mbetet edhe një takim i fundit kundër Finlandës më 6 tetor.


sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetholiganbetholiganbet girişbetpark girişbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş