Duka pas suksesit 3-0 ndaj San Marinos: Kryesojmë grupin, tani fokusi zhvendoset te Finlanda

Shqipëria triumfoi 0-3 në transfertën ndaj San Marinos, duke marrë kreun e grupit në Ligën C të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje bindëse dhe siguruan një tjetër rezultat të rëndësishëm në synimin për t’u ngjitur në Ligën B.

Mehmeti, Uzuni dhe Manaj ishin autorët e golave të fitores. Pas dy ndeshjesh, Shqipëria kryeson me 6 pikë të plota, ndërsa Finlanda mbetet pas saj pas barazimit 0-0 me Bjellorusinë.

Të lidhura

None found

Pas përfundimit të takimit, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, reagoi përmes një postimi në profilin e tij në Instagram. Ai vlerësoi paraqitjen e ekipit dhe theksoi rëndësinë e ndeshjes së ardhshme kundër Finlandës, e cila do të luhet gjithashtu në transfertë.

“Një rrugëtim që ka nisur si duhet! 3-0, 3 pikë dhe kreu i grupit. Një fitore e bukur në San Marino, me mbështetjen fantastike të tifozëve shqiptarë. Tani, sytë dhe mendjen te Finlanda. Vazhdojmë”, shkruan Duka.


Shtuar më 30.09.2026 08:35

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetholiganbetholiganbet girişbetpark girişbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş