Këlliçi akuzon Ramën pas kthimit nga SHBA: “Kryehajdut i shqiptarëve dhe kre i narkoshtetit”, i rrethuar nga Balluku, Agasi, Vlora e Beqiri

Belind Këlliçi, nënkryetar i Partisë Demokratike, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama pas rikthimit nga Shtetet e Bashkuara, duke e akuzuar atë për përgjegjësi në një varg çështjesh që, sipas tij, kanë dëmtuar qeverisjen e vendit.

Ai u shpreh se Rama, edhe pse kishte paralajmëruar një konferencë për shtyp në Rinas, preferoi të mbajë një monolog dhe të shmangë ballafaqimin me pyetjet e gazetarëve.

Të lidhura

None found

Lidhur me vizitën e Ramës në Nju Jork, Këlliçi kritikoi si fjalimin ashtu edhe takimet e kryeministrit gjatë qëndrimit në SHBA. Sipas tij, kryeministri u prit me protesta dhe nuk arriti të realizojë takimet e njoftuara paraprakisht; ai pretendoi se takimet e vetme që Rama arriti të zhvillojë ishin ato me Taulant Ballën dhe Pjerin Ndreun.

Në vijim, Këlliçi parashtroi një sërë akuzash kundër kryeministrit, duke përfshirë çështje që lidhen me deklarimin e pasurisë, inceneratorët, koncesionet, Portin e Durrësit dhe procedurat e prokurimeve publike. Ai e mbylli deklaratën duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës.

Në deklaratën e tij drejtuar qytetarëve, Këlliçi tha se Rama i thirri gazetarët në Rinas për një konferencë të jashtëzakonshme, por, i frikësuar nga pyetjet, iu rikthye monologut të zakonshëm. Sipas tij, kryeministri foli si i përhumbur për armiq të brendshëm dhe për suksese që, sipas Ramës, këto armiq po i pengojnë.

Këlliçi e lidhi këtë qëndrim me atë që ndodhi në Nju Jork, ku sipas tij Rama foli për inteligjencën artificiale dhe e akuzoi popullin e vet si antisemit në një sallë pothuajse bosh, ndërsa Vuçiçi e përmendi Kosovën. Ai shtoi se kryeministri u prit me protesta që në takimin e parë në Michigan, dhe pas një bojkoti tërësor, i vetmi rezultat ishin takimet me Taulant Ballën dhe Pjerin Ndreun.

Më tej, Këlliçi u shpreh se Rama u kthye nga Nju Jorku i pritur me protesta dhe përçmim, pas shpenzimeve të mëdha që i përkasin vetëm kreut të një “narko-shteti”. Ai shtoi se fjalimi për Diellën, i përgatitur me ChatGPT, ngjalli neveri. I rënduar nga çështjet që rrethojnë qeverisjen e tij, në vend që të dilte para gazetarëve siç kishte njoftuar, Rama u fsheh pas një monologu turpërues. Motoja e tij ishte: “Mos mendoni se ju kam vjedhur”.

Këlliçi më pas akuzoi Ramën se, në këtë monolog vetposhtërues, bëri avokatinë e Vlora Hysenit, njësoj siç bëri më herët me Lubinë. Ai e përshkroi Hysenin si një zyrtare pa moral, pa dinjitet dhe pa ndjenjë atdheu, e emëruar në një post me besim të lartë shtetëror në shkelje të çdo kriteri. Sipas tij, merita e vetme e Hysenit ishte shkarkimi nga autoritetet e Kosovës për grabitje dhe dorëzimin në Beograd të të dhënave të Shërbimit Informativ të Kosovës.

Ai shtoi se kjo avokati dëshmon se Rama nuk është peng vetëm i Lubisë, bashkëhajdutes dhe noteres së vjedhjeve të tij 27-vjeçare, por edhe i Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Vlora Hysenit. Sipas tij, Hyseni, si anëtare kryesore e kësaj organizate kriminale, si shërbëtore e karteleve të drogës dhe si “kurizane” e koordinatorit të bandave, vuri në shërbim të këtyre grupeve, me miratimin e Ramës, Shërbimin Informativ Shtetëror, sigurinë kombëtare dhe sekretet që NATO-ja u beson shteteve anëtare.

Këlliçi theksoi se pretendimet e Ramës se nuk ka vjedhur, në realitet provojnë të kundërtën.

Ai e akuzoi Ramën se ka shkarkuar në mënyrë antikushtetuese kryetaren e ILDKP-së, menjëherë pasi ajo nisi hetimin për pallatin pesëkatësh të bashkëshortes së tij, të marrë si pajë. Sipas tij, kjo ndërtesë nuk ka fatura doganore, tatimore, bankare apo ndërtimore dhe u ndërtua nga një kompani që fitoi qindra milionë euro në tendera.

Në të njëjtën linjë, Këlliçi tha se Rama shkarkoi kryetaren e ILDKP-së në shkelje të Kushtetutës, sapo ajo filloi hetimin për “sarajet” e tij, të cilat kanë themele 57 metra të gjata dhe një park prej 8,300 metrash katrorë, më të mëdha se Pallati Presidencial. Ai vuri në dukje se këto u ndërtuan në një kohë kur Rama kishte deklaruar vetëm 3,800 euro dhe 400 mijë lekë kursime.

Ai kujtoi gjithashtu se Rama është akuzuar në një raport zyrtar të OSBE-së të vitit 2014 për 200 milionë euro të fshehura në banka offshore.

Këlliçi theksoi se Rama ka firmosur personalisht dhënien e 130 milionë eurove për inceneratorin e Tiranës, tetë muaj para se të krijohej kompania të cilës iu dha kontrata.

Ai e akuzoi Ramën se është përballur me akuza të drejtpërdrejta për transportimin jashtë shtetit, me avionin e tij, të qindra valixheve me euro, por se ai refuzoi krijimin e një komisioni hetimor parlamentar.

Këlliçi e quajti Ramën “kryehajdut i shqiptarëve” dhe autorin e vërtetë të koncesioneve të sterilizimit, Check-Up-it dhe analizave, përmes të cilave, së bashku me ministrat e tij, pretendohet se janë vjedhur të paktën 300 milionë euro.

Ai shtoi se Rama, së bashku me “Alabarin” e tij, ka vjedhur tokë publike me vlerë 3 miliardë euro në Portin e Durrësit.

Sipas Këlliçit, Rama është i vetmi kryeministër që i ka përdorur mandatet parlamentare për të bllokuar drejtësinë dy herë: nuk hoqi imunitetin e Saimir Tahirit, sepse, sipas tij, kishte ndarë me të fitimet e trafiqeve, dhe nuk hoqi imunitetin e Ballukut, pasi dosja e kësaj të fundit, me qindra milionë euro në tunelin e Llogarasë, Unazën e Madhe të Tiranës, Rrugën e Arbrit, Aeroportin e Vlorës dhe rrugën Qukës–Qafë Plloçë, është para së gjithash dosja e vetë Ramës.

Ai e cilësoi Ramën si kryehajdut të shqiptarëve në gjithë historinë e tyre dhe e akuzoi se, për të shkatërruar sistemin e prokurimeve, shpiku modelin “KAYO”, përmes të cilit mallrat e blera me paratë publike i shiten qeverisë së tij të korruptuar, ndërsa fitimi ndahet me të.

Këlliçi vijoi duke thënë se Rama mund ta kthejë konferencën për shtyp në monolog, por sot çdo shqiptar, në fytyrën e tij të nxirë, sheh fytyrat kriminale të Lubisë, Ballukut, Ergys Agasit, Ermal Beqirit, Vlora Hysenit, Linda Karçanajt dhe të tjerëve. Prandaj, sipas tij, Rama nuk ka më fytyrë dhe guxim të dalë përpara gazetarëve.

Në fund, Këlliçi njoftoi se Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe Edi Ramën, si kreun e narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Europë, si kryehajdutin më të madh të shqiptarëve dhe si kreun e një sistemi llumrash, Ballukësh, Agasish, Hysenish, Beqirësh e qindra të tjerë, që sipas tij kanë ndërtuar në Shqipëri shtetin e hajdutëve dhe mafies. Ai kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit si kusht themelor për zgjidhjen e krizës së thellë që ka kapluar vendin.


sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almapusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom