Rama kritikon SPAK dhe GJKKO pas publikimit të mesazheve të Vlora Hysenit me Ergys Agasin

Kryeministri Edi Rama reagoi për çështjen e ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni, ndaj së cilës SPAK ka caktuar masë sigurie.

Gjatë një konference për mediat, Rama deklaroi se Shërbimi Informativ i Shtetit është ekspozuar ndaj një dëmi të konsiderueshëm.

Të lidhura

None found

Ai theksoi se Vlora Hyseni është trajtuar në mënyrë çnjerëzore në publik dhe akuzoi SPAK-un dhe GJKKO-në se kanë bërë publike të dhëna nga hetimi, të cilat më pas janë diskutuar si thashetheme.

“Nuk mund të lihet një institucion dhe një ish-drejtuese në këtë gjendje. Çështjet nuk mund të trajtohen mbi bazën e thashethemeve dhe askush nuk mund të konsiderohet fajtor përpara se të nisë gjykimi. Vlora Hyseni u linçua para se të shqyrtohej nga gjykata. SPAK-u dhe GJKKO-ja nxorën në publik sekrete hetimore që u trajtuan si thashetheme”, u shpreh Rama.

“Çdo masë kufizuese e lirisë e vendosur nga organi i akuzës ndaj kujtdo që nuk gëzon imunitet parlamentar mund të kundërshtohet vetëm në gjykatë, dhe jo përmes opinioneve apo nga foltorja e Kryeministrit.”

“Respektimi i pavarësisë së drejtësisë nuk nënkupton heshtje edhe atëherë kur gjatë veprimtarisë së organeve të saj shfaqet një shqetësim me karakter parimor.”

“Në këtë situatë, përtej çështjes penale që lidhet me individin, ekziston edhe një fakt tjetër me rëndësi parimore dhe shtetërore, i cili nuk mund të lihet mënjanë sikur të mos kishte ndodhur.”

“Gjatë caktimit të masës dhe administrimit të dosjes nga gjykata, një institucion me ndjeshmëri të veçantë u vu përballë rrezikut të një dëmi të madh, i cili mund dhe duhej të ishte parandaluar tërësisht.”

“Të dhënat e dosjes hetimore qarkullonin në rrjetet sociale përpara se gjykata të urdhëronte kufizimin e publikimit të tyre”, përfundoi Rama.


sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom