Një 41-vjeçar me origjinë nga Letonia përfundoi i përplasur nga një automjet në Milano, pasi dyshohet se kishte kërcënuar me thikë një kalimtar.
Të lidhura
None found
Ngjarja u regjistrua të shtunën, rreth orës 20:00, në kryqëzimin e Corso di Porta Vittoria me Piazza Cinque Giornate.
Policia, bazuar në rindërtimin paraprak, dyshon se 41-vjeçari, i cili kishte precedentë të mëparshëm, i drejtoi thikën një italiani 35-vjeçar.
Një drejtues automjeti që ndodhej pranë vendngjarjes e pa incidentin dhe, me synimin për të ndalur agresorin, e goditi atë me makinën e tij.
I plagosuri u dërgua në spitalin Policlinico. Mjekët konstatuan dëmtime në këmbë dhe i caktuan një prognozë prej më shumë se 40 ditësh.
Shoferi po hetohet për plagosje të rëndë, ndërsa 41-vjeçari është proceduar në gjendje të lirë për kërcënim të rënduar.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar të gjitha rrethanat e ngjarjes.
