Dosja 23” në Zubin Potok: Operacioni ndaj të dyshuarve për zhdukjen e intelektualëve

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, së bashku me njësi të tjera të specializuara të Policisë së Kosovës, ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit një aksion në komunën e Zubin Potokut.

Të lidhura

None found

Operacioni, i koduar “Dosja 23”, përfundoi me arrestimin e nëntë personave, të cilët dyshohen për kryerjen e krimeve të luftës ndaj popullsisë civile.

Hetimi lidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”, që ka të bëjë me dyshimet për zhdukjen e intelektualëve gjatë pranverës së vitit 1999.

Sipas të dhënave të përcjella nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, personat e arrestuar dyshohet se kanë marrë pjesë në këto ngjarje dhe në kryerjen e krimeve të luftës. Në kuadër të aksionit janë kontrolluar nëntë lokacione të ndryshme, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar edhe materiale të ndryshme.


Shtuar më 27.09.2026 13:07

sultanbeyli escortJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom