Ditën e sotme, një grup pensionistësh u mblodhën për të protestuar ndaj reformës territoriale, e cila parashikon shkrirjen e bashkive Mat dhe Klos në një njësi të vetme.
Protestuesit u tubuan pranë Urës së Lusës, në vijën që aktualisht ndan territorialisht dy bashkitë. Në shenjë simbolike, ata ndaluan përkohësisht qarkullimin e automjeteve dhe kërkuan që propozimi i mazhorancës të mos marrë miratimin e parlamentit.
Të lidhura
None found
Pensionistët deklaruan se Matit i shërben më mirë ruajtja e dy njësive të vetëqeverisjes vendore.
Ata shprehën gjithashtu mirënjohje për News 24, që sipas tyre e mbështet çdo ditë duke transmetuar drejtpërdrejt protestën e zhvilluar prej katër muajsh në Tiranë.
Tubimi u mbyll pa incidente dhe pjesëmarrësit u larguan në mënyrë paqësore. Protesta u mbikëqyr nga Policia e Shtetit.
