Tifozët zviceranë shfaqin mbështetje për Granit Xhakën në Shkup: “Free Xhaka

Zvicra regjistroi një fitore të thellë 3-0 ndaj Maqedonisë së Veriut, edhe pse në këtë përballje mungoi kapiteni Granit Xhaka. Përfaqësuesja zvicerane dëshmoi se mund të paraqitet mirë edhe pa liderin e saj, por tifozët nuk e lanë në harresë mesfushorin shqiptar.

Të lidhura

None found

Për shkak të situatës së krijuar rreth tij, Xhaka nuk do të jetë i gatshëm për tri ndeshjet e ardhshme të Zvicrës në Ligën e Kombeve.

Ndeshja e së shtunës në Shkup u dominua nga zviceranët, të cilët siguruan një triumf të pastër me tre gola. Në rolin e Xhakës në mesfushë u aktivizua Ardon Jashari, i cili zhvilloi një paraqitje pozitive dhe kontrolloi me sukses qendrën e fushës.

Megjithatë, mungesa e kapitenit u vu re si në radhët e tifozëve, ashtu edhe te futbollistët e kombëtares zvicerane.

“Për Granitin nuk ka nevojë të flasim. Ai nuk mund të zëvendësohet. Shpresojmë që Graniti të rikthehet sa më shpejt dhe që situata të zgjidhet”, u shpreh Remo Freuler pas takimit për SRF.

Mbështetja për Xhakën u bë e dukshme edhe në tribunat e stadiumit në Shkup. Vetëm pak minuta pas nisjes së sfidës, tifozët zviceranë nisën të brohorisnin emrin e tij: “Granit Xhaka! Granit Xhaka!”.

Thirrjet vazhduan edhe gjatë pjesës së parë, ndërsa në sektorin e tifozëve u shpalos një pankartë me mesazhin “Free Xhaka”.

Edhe pse nuk ishte në stadium, Granit Xhaka mbeti një nga emrat më të përmendur gjatë mbrëmjes në Shkup. Ai mungoi në fushë, por mori mbështetje të qartë nga tifozët e Zvicrës.


sultanbeyli escortJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom