Vllaznia dhe Edi Martini duket se i kanë dhënë fund bashkëpunimit, ndërsa mbetet vetëm komunikimi zyrtar për përfundimin e marrëdhënies mes palëve. Vetëm pak orë pas vendimit për t’u ndarë nga trajneri shkodran, një foto e publikuar nga mediat lokale ka ngritur dyshime mbi emrin që mund të marrë drejtimin e kuqebluve.
Bëhet fjalë për Klodian Duron, i cili pak më herët e kishte cilësuar si një ëndërr marrjen e drejtimit të Vllaznisë dhe rikthimin në Shkodër. Në imazhin e bërë publik, Duro shfaqet në një takim me presidentin e klubit, Alban Xhaferi, ndërsa në tavolinë ndodhet edhe Lazër Matija.
Të lidhura
None found
Takimi është zhvilluar gjatë një mbrëmjeje festive të organizuar në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”. Megjithatë, prania e Klodian Duros pranë presidentit Xhaferi ka mjaftuar për të shtuar aludimet se ish-futbollisti i Kombëtares mund të jetë kandidati i ri për stolin e Vllaznisë dhe se ëndrra e tij mund të shndërrohet në realitet.
