Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë po mbahet për të shtatën natë radhazi protesta kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale për katër ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Të lidhura
None found
Pjesëmarrësit kanë kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale, duke kërkuar drejtësi për drejtuesit e UÇK-së.
Tubimi po vijon në mënyrë paqësore. Protestuesit kanë shprehur përkrahjen për drejtuesit e UÇK-së dhe kanë ritheksuar kërkesën e tyre për drejtësi në lidhje me aktgjykimin.

Protestat në Prishtinë filluan pas shpalljes së aktgjykimit ndaj drejtuesve të UÇK-së.
