Kurti përkujton katër dëshmorët e Gradinës: Ranë në luftë për lirinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nderuar kujtimin e katër pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovcit, Xhevë Krasniqit, Fatime Hetemit dhe Shefqet Zekës, të cilët ranë dëshmorë më 22 shtator 1998 në fshatin Gradinë.

Sipas Kurtit, 28 vite më parë ata u përjetësuan si dëshmorë të lirisë, pasi u përballën me forcat serbe dhe mbrojtën popullsinë civile të Drenicës.

Të lidhura

None found

Në një postim në Facebook, ai shkroi se “8 vite më parë”, më 22 shtator 1998, në Gradinë ranë në betejë Fehmi Lladrovci nga Gllanasella e Drenasit dhe bashkëshortja e tij, Xhevë Krasniqi nga Drenoci i Malishevës. Në të njëjtën përballje humbën jetën edhe Fatime Hetemi nga Bistrica e Shalës dhe Shefqet Zeka nga Prishtina. Ata po luftonin kundër forcave të armatosura të Serbisë, të cilat kishin depërtuar në drejtim të Çikatovës dhe Gllanasellës, me qëllim mbrojtjen e civilëve të Drenicës.

Kurti rikujtoi gjithashtu se Fehmi Lladrovci, një veprimtar i hershëm politik që kishte vuajtur burgun mes viteve 1985 dhe 1991, gjatë viteve ’90 ishte angazhuar intensivisht me emigrantët politikë në Gjermani. Në mes të vitit 1997 ai u kthye në Kosovë, ku ndihmoi organizimin dhe rezistencën e armatosur.

Ai e përshkroi Fehmiun, i njohur edhe si Feha, si një njeri me përvojë, formim patriotik dhe integritet moral. Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së dhe konsiderohej ndër drejtuesit më të spikatur të kësaj ushtrie në ngritje.

Xhevë Krasniqi, e diplomuar për letërsi dhe drejtësi, së bashku me Fehmiun përbënte një çift që dashurinë për njëri-tjetrin e kishte shndërruar në dashuri për atdheun dhe lirinë e tij.

Gjatë javëve të fundit të ofensivës, kur policia dhe ushtria serbe zhvillonin operacione të shumta kundër UÇK-së, në të njëjtën betejë ranë edhe Fatime Hetemi, shoqja e Xhevës, dhe Shefqet Zeka, luftëtar i brigadës së komanduar nga Fehmiu. Kurti u shprehu nderim Fehmi Lladrovcit, Xhevë Krasniqi Lladrovcit, Fatime Hetemit dhe Shefqet Zekës, të cilët luftuan deri në vdekje me bindjen se liria e Kosovës do të ishte trofeu i luftës dhe i jetës së tyre.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisinterbahisjojobetholiganbetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobet girişsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet