Të paktën shtatë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në aksin Tiranë- Fushë Krujë.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se janë përplasur dy automjete me një autobuz.
Tre automjete janë përplasur në afërsi të fshatit Dritas teksa kanë mbetur 7 persona të plagosur disa prej të cilëve po transportohen drejt Tiranës. Një mjet ”Touran” me targat AA 392 PY, një autobuz tip ”Benz” me targat AA 358 DG si dhe një automjet tip ”Benz” me targat AA 722 NT janë përplasur me njëra tjetrën.