Vëllaznimi ndahet nga Leotrim Krasniqi pas tri fitoreve dhe tri humbjeve

Leotrim Krasniqi nuk do të jetë më në krye të Vëllaznimit. Klubi nga Gjakova bëri të ditur të dielën se bashkëpunimi me trajnerin është mbyllur me marrëveshje të përbashkët.

Të lidhura

None found

“Me marrëveshje të përbashkët, ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Leotrim Krasniqi”, thuhet në njoftimin zyrtar të skuadrës gjakovare.

Nën drejtimin e Krasniqit, Vëllaznimi e nisi sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar tri ndeshjet e para. Megjithatë, pas këtij fillimi, skuadra nuk arriti të ruante të njëjtin ritëm dhe regjistroi tri humbje radhazi.

Rezultatet e fundit e vunë në dyshim të ardhmen e Krasniqit në stolin e ekipit, ndërsa më pas u zyrtarizua edhe ndarja mes trajnerit dhe klubit. Pas gjashtë ndeshjeve, Vëllaznimi gjendet në vendin e gjashtë me 9 pikë.

Kjo është hera e dytë që Krasniqi largohet nga drejtimi i Vëllaznimit. Ai e kishte udhëhequr klubin edhe në të kaluarën, kur skuadra gjakovare e humbi mundësinë për t’u rikthyer në elitë në ndeshjen e fundit.

Vëllaznimi e ka falënderuar Krasniqin për bashkëpunimin dhe i ka uruar suksese në vijim të karrierës. Klubi pritet të njoftojë gjatë ditëve të ardhshme se kush do të jetë trajneri i ri i skuadrës.


Shtuar 20.09.2026 20:55

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetsuperbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet Girişsekabetholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobet