Lëvizja ZNAM synon të marrë edhe një pozitë zëvendësministri në Qeveri, bëri të ditur kryetari i saj, Maksim Dimitrievski.
Të lidhura
None found
Sipas tij, vendimi për këtë çështje pritet të merret gjatë muajit të ardhshëm. Ai tregoi se aktualisht po shqyrtohen disa resorë, por nuk dha hollësi të mëtejshme.
Dimitrievski e përshkroi bashkëpunimin dhe raportet brenda koalicionit qeverisës si të shkëlqyera.
Kreu i ZNAM-it tha gjithashtu se deri tani kryeministri dhe ministrat nuk kanë shprehur vërejtje për angazhimin e funksionarëve të kësaj partie në nivelet më të ulëta të pushtetit.
Ndërkohë, Lëvizja ZNAM prezantoi raportin mbi punën e funksionarëve të saj të zgjedhur dhe të emëruar gjatë dy viteve të pjesëmarrjes në pushtet.
