OBRM-PDUKM akuzon LSDM-në për cenim të interesave kombëtare

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, duke e akuzuar atë dhe partinë opozitare për hipokrizi në qëndrimet lidhur me mbrojtjen e interesave shtetërore. Sipas partisë në pushtet, vendimet që kanë dëmtuar interesat kombëtare janë marrë pikërisht gjatë qeverisjes së LSDM-së.

Të lidhura

None found

“Venko Filipçe dhe LSDM-ja, të cilët kryen tradhtitë më të mëdha, ndryshuan emrin, nënshkruan një dokument të bardhë për kërkesat bullgare dhe shitën interesat kombëtare, tani deklarojnë se Maqedonia nuk është në shitje. Është ironike që këtë e thonë ata që, në kohën kur ndryshonin emrin, u premtonin qytetarëve se Maqedonia do të anëtarësohej në BE dhe do të bëhej pjesë e një familjeje të pasur, ndërsa sot kundërshtojnë çdo zhvillim të shtetit. Në fund, ne morëm vetëm një fotografi nga aeroplani”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Partia në pushtet përfshin në akuzat e saj edhe ish-kryeministrin Zoran Zaev, të cilin e lidh me përfitime personale që, sipas pretendimeve të saj, kanë ardhur nga ndryshimi i emrit dhe “shitja e interesave kombëtare”.

Një pjesë e reagimit i kushtohet edhe gjendjes së sistemit shëndetësor gjatë periudhës së qeverisjes së LSDM-së. OBRM-PDUKM-ja akuzon Filipçen dhe Zaevin për situatën në shëndetësi, si dhe për parregullsi të pretenduara në prokurime, tenderë dhe furnizime mjekësore.

Sipas OBRM-PDUKM-së, Filipçe dhe LSDM-ja synojnë dështimin dhe ngecjen e vendit. Në këtë kuadër, partia përmend pretendime për kompani në Bullgari, jahte në Greqi dhe aksione në kompani indiane të aviacionit.

“Në një kohë kur Qeveria po përpiqet të sigurojë edhe një investim shtesë, i cili do të zhvillojë ekonominë, industrinë e teknologjisë së lartë dhe sektorin minerar, si dhe do të krijojë më shumë vende pune, LSDM-ja dhe Filipçe janë kundër”, thuhet në kumtesë.


Shtuar 20.09.2026 12:07

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisroketbetjojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet GirişsekabetHoliganbetJojobetJojobetMadridbetBetparkBetparkPusulabetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbet