Sot, krahas takimeve të “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, vëmendja do të përqendrohet edhe te katër sfidat e Grupit B në Kategorinë e Dytë.
Të lidhura
None found
Të tetë ekipet zbresin në fushë për javën e dytë të kompeticionit, në duele që pritet të ofrojnë emocione. Memaliaj luan në terrenin e vet kundër Delvinës, teksa Maliqi synon suksesin përballë Devollit.
Në takimet e tjera, Tomori mat forcat me Albpetrolin, ndërsa Këlcyra sfidon Apoloninë. Të gjitha ndeshjet startojnë në të njëjtën orë, duke filluar nga ora 15:00.
