Avokati Arianit Koci u ka bërë thirrje përfaqësuesve ligjorë të drejtuesve të UÇK-së që të flasin para opinionit dhe të sqarojnë se çfarë ka ndodhur gjatë gjykimit në Gjykatën Speciale në Hagë.
Të lidhura
None found
Përmes një postimi në Facebook, Koci ngriti pyetjen se si u arrit deri te këto dënime, ku qëndronte problemi dhe përse nuk pati asnjë paralajmërim se procesi mund të merrte një përfundim të tillë.
Ai theksoi se interpretimet politike u përkasin çështjeve të brendshme, ndërsa nga ekipet e mbrojtjes kërkohet një shpjegim profesional, i drejtpërdrejtë dhe konkret.
Sipas Kocit, avokatët e kanë për detyrë t’u japin llogari qytetarëve, pasi kanë mbrojtur figurat më të larta shtetërore të Kosovës, përfshirë ish-presidentin e vendit.
Ai kujtoi gjithashtu se nga buxheti i Kosovës janë ndarë deri më tani rreth 40 milionë euro për mbrojtjen juridike të të gjithë të akuzuarve dhe të dyshuarve nga Haga, ndërsa vetëm për këta katër mbështetja e përgjithshme ka arritur në rreth 28.5 milionë euro.
