FSK-ja dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrimin “VALOR SHIELD 2026” me forcat partnere

Ushtrimi fushor shumëkombësh “VALOR SHIELD 2026” do të mbahet nga 21 shtatori deri më 2 tetor 2026, ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Të lidhura

None found

Krahas Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, në këtë aktivitet do të angazhohen edhe forcat partnere nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria dhe Kroacia.

Sipas Maqedoncit, ushtrimi është organizuar për të thelluar bashkëpunimin mes institucioneve të sigurisë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Ai synon gjithashtu ngritjen e gatishmërisë operacionale, avancimin e koordinimit dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave, si dhe zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta për reagim profesional dhe efektiv ndaj sfidave të sigurisë.

Gjatë periudhës së ushtrimit, personeli dhe automjetet ushtarake e policore do të lëvizin nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të komunave të Drenasit, Obiliqit, Fushë-Kosovës dhe Prishtinës. Këto lëvizje do të realizohen sipas planifikimit dhe në bashkërendim me institucionet përgjegjëse.

Në njoftim, qytetarët falënderohen për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. Maqedonci ka theksuar se ushtrime të këtij lloji ndihmojnë në forcimin e sigurisë së vendit, zgjerimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerët dhe aleatët.


Shtuar 19.09.2026 15:43

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisnesinecasinojojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahisbahsegelmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet GirişsekabetpusulabetpusulabetcratosroyalbetholiganbetjojobetJojobetJojobet